Athinë, 6 maj – Nga zgjedhjet dalin dy porosi të mëdha, se vendi tre herë me radhë ka treguar se janë të mundshme zgjedhjet demokratike në atmosferë të qetë, të hapur dhe të civilizuar, por se edhe shumica e qytetarëve dëshirojnë të shkojnë përpara dhe vendi të integrohet në NATO dhje BE, thotë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për televizionin grek ANA-MPA, duke i komentuar rezultatet e zgjedhjeve të djeshme dhe fitoren e Stevo Pendarovskit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Për perspektivën evropiane, ministrja e Mbrojtjes në intervistën thotë se pritjet nga Samiti në qershor janë të mëdha, jo për këtë shkak se ekziston optimizëm apo shpresë, por për shkak të rrugës që e ndjek vendi dhe shton se “Maqedonia e Veriut është shembulli i vetëm pozitiv në këtë moment në rajon” lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore, zgjedhjen e problemeve shumëvjeçare, por edhe punët e bëra brenda në vend.
“Pas këtyre zgjedhjeve korrekte dhe të lira me president i cili plotësisht e mbështet anëtarësimin në BE, mendoj se nuk ekziston kurrfarë argumenti i vërtetë kund nesh që mos t’i fillojë negociatat. Dhe mendoj se kjo do të jetë një zhgënjim i madh, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjithë ata në Ballkan të cilët konsiderojnë se politika e parakushteve të BE-së mund të sjellë stabilitet në Ballkan dhe ta përmirësojë BE-në. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj politike të parakushteve (për integrimin e një vendi në BE) është që të kemi proces të ashpër, por korrekt. Dhe asnjëherë nuk presim shmangie, e dinim se suksesi varet prej nesh që t’i bëjmë punët e rregullta dhe i bëmë”, thotë Shekerinska për ANA-;PA, transmeton MIA.
Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, ministrja e Mbrojtjes sqaron se tani kur janë evituar pengesat politike, rrjedha natyrore e punëve do të tregojë sa do të jetë e rëndësishme marrëveshja.