Shkup, 30 mars – Një aeroplan me 180 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të aterojnë sonte në mesnatë nga Boni.
Këtë e publikoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë në profilin e saj në Fejsbuk.
“Tetë autobusë janë të gatshëm, me dezinfektim të plotë dhe me mbrojtjen e shoferëve. Në pajtim me protokollet për karantinë shtetërore, qytetarët do të drejtohen në hotel Drin në Strugë, ku do të kalojnë 14 ditë në izloim”, theksohet në publikimin.