Shkup, 29 mars – Gjithsej 263 persona nuk e kanë respektuar masën për ndalesë të lëvizjes gjatë 24 orëve të fundit, me ç’rast nëpunësit policorë kanë arrestuar 102 persona, 46 persona kanë marrë vërejtje, ndërsa për të tjerët janë përgatitur procesverbale përkatëse dhe i janë dorëzuar PTHP-së përkatëse.
Siç bëri të ditur MPB-ja gjatë ditës së djeshme 180 personave u janë lëshuar vendime për izolim, derisa 98 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave në izolim dhe vetizolim, me ç’rast është evidentuar se tre persona nuk i kanë respektuar këto masa, gjegjësisht nuk janë gjetur në shtëpi e vet.
Lidhur me kontrollimin e objekteve në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 289 kontrolle edhe në tri raste është konstatuar mosrespektim të masave.