Tetovë, 11 gusht – Njëqind e dy alpinistë me alpinizëm të natës janë ngjitur në majën e Lubotenit dhe atje e kanë pritur lindjen e diellit në ora 5:30 në organizim të klubit alpinist “Jelak”. Ngjitjen deri në majën 2.499 metra lartësi mbidetare e kanë nisur rreth orës 2.
Alpinistët janë nisur nga Tetova, Shkupi, Ohri, Manastiri dhe qytete tjera në ngjitjen e katërt me radhë natën në majën e Lubotenit.