Një prokuror i EULEX’it ka ngritur aktakuzë për një varg akuzash, e ndër to është presioni për t’u bërë veteran i UÇK’së dhë për të fituar pensionin.
EULEX bën të ditur se së bashku me Policinë kishin zhvilluar hetime me ç’rast po dyshohet për veprimtari joligjore, shkruan gazetametro.net.
Të pandehurit akuzohen se kanë ushtrur ndikim në mënyrë që të siguronin statusin dhe më pas pesionin e Shoqatës së Veteranëve të luftës së UÇK’së, në këmbim të një mijë eurove.
Siç thuhet në aktakuzën e EULEX, të pandehurit kështu kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.
“Të pandehurit pretendohet se kanë ushtruar ndikim në mënyrë që të siguronin statusin dhe më pastaj edhe pensionin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në këmbim të një pagese deri në një mijë euro. Të pandehurit kësisoj e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror të Kosovës’”, thuhet në njoftimin e EULEX.
Mësohet se presioni i bërë për të fituar statusin e veteranit për një person me anë të mashtrimit dhe falsikimit të dokumenteve.
EULEX thotë se të njëjtën njëri nga të pandehurit ishte i përfshirë në shtytjen dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë përmes një gruaje dhe disa burrave./gazetametro.net