Gostivar, 28 janar – Njëmbëdhjetë persona janë nën përkujdesje për mjekim në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit pas aksidentit që ndodhi sot në rrugën magjistrale Gostivar- Kërçovë. Pas thuajse dy orësh ndërprerje, komunikacioni zhvillohet normalisht në dy kahet, raporton Koha.
Sipas informatave të para nga mbikëqyrja e ngjarjes, në aksidentin që ndodhi rreth orës 14:00 në afërsi të guroreve të hapura, janë përplasur një minibus dhe dy automjete udhëtarësh.
Ndërkohë, një person si rast urgjent është transferuar në Klinikat e Shkupit. Karakteri i lëndimeve të më shumë personave po analizohet, ndërkohë policia punon në vërtetimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur fatkeqësia. (koha.mk)