Njëmbëdhjetë persona nga Kavadari nën hetim për para të falsifikuara

Shkup, 11 qershor – Njëmbëdhjetë persona nga Kavadari janë nën hetim për shkak të dyshimit për falsifikim parash, pasi që kanë lëshuar në përdorim gjithsej 34.800 dollarë amerikanë, përmes një seli banke në Kavadar.

Prokuroria publike themelore – Veles zbaton hetim kundër 11-personave, duke vepruar rreth kallëzimit penal të dorëzuar nga MPB-ja.

Deri te ky zbulim u arrit pas bashkëpunimit të MPB-së, Prokurorisë së Velesit dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM).

Katër persona tjerë dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Të akuzuar, për falsifikim parash, janë Z.M, G.K, N.M, B.J, T.K, V.K, R.M dhe T.S nga Kavadari, ndërsa M.E, E.P, S.I dhe R.M, gjithashtu nga Kavadari, janë të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Në lidhje me këtë rast, me urdhër gjyqësorë janë kryer kontrolle në 15 lokacione në Kavadar dhe Llozovë, ku janë konfiskuar para të valutave të ndryshme, telefona, kartela telefonike, dokumente.

Të gjithë të akuzuarit janë privuar nga liria.