Shkup, 10 tetor – Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë prej gjithsej 14 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material, njofton KOHA.
Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e komunikacionit ka sanksionuar 18 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka larguar tre shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 19 shoferë para se të marrin patentë shoferi dhe një shofer fillestar, si dhe 18 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk i kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, tre shoferë për parkim të padrejtë, dy për tejkalim të shpejtësisë, një vozitës për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, si dhe tetë shoferë të cilët kanë përdorur celular gjatë drejtimit të automjetit.
Janë zënë edhe 90 automjete të parkim të padrejtë, ndërsa me ndihmë e automjetit special “karrotrec” janë larguar 67 automjete. (koha.mk)