Shkup, 20 prill – Njëmbëdhjetë dëshmitarët e mbrojtjes në rastin “Tank” sot pesë orë dhanë deklarata në Gjykatën Penale.
Ata theksuan se furnizimi i “mercedesit” të ri ka qenë i domosdoshëm, sepse automjeti i vjetër shpesh ka bërë defekt dhe nuk ka qenë i sigurt për transportin e personaliteteve “vip”.
Dëshmitari Danço Petrov, i cili ka qenë anëtar i sigurimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, tha se “mercedesi” i vjetër shpesh është prishur, i janë anuluar frenat, i është bllokuar timoni edhe atë në lëvizje.
Në pyetjen nga prokurori i PSP-së Stevço Donev nëse “mercedesi” i ri është furnizuar për delegacione të huaja, Petrov tha se ka qenë për delegacione të huaja dhe se atë e ka kuptuzar në konferencën për shtyp kur është furnizuar “mercedesi” i ri. Tha se edhe rrallë e ka shfrytëzuar Gruevski eventualisht kur ka qenë në defekt “mercedesi” i vjetër, apo, ndërkaq, për udhëtim në vendet fqinje.
Seanca e re është caktuar për të hënën më 23 prill kur duhet të dëshmojnë dëshmitarë të rinj, në mesin e të cilëve edhe Dejan Mitrevski – Urko.