Shkup, 30 janar – Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjatë më lehtë në gjithsej 11 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material, informon Koha.
Nga MPB informojnë se gjatë 24 orëve policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 71 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe tre shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, gjashtë shoferë për parakalim të parregullt, si dhe gjashtë shoferë nuk kanë poseduar pajisje dimërore në automjet.
Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë, ndërsa janë hasur 114 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Nga trafiku janë përjashtuar tre shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 17 shoferë para se ta marrin të drejtën e e drejtimit të automjetit, si dhe shtatë automjete të paregjistruara. Me ndihmën e karrotrecit, janë larguar 82 automjete. (koha.mk)