Të punësuarit e administratës në barakën nr. 16, as që dëshirojnë të japin informata se pse qytetarët paguajë vlerë dy herë më të lartë të tatimit vjetor të pronës. Prandaj qytetarët të nuk duhet të nguten me pagesat, sepse afat kanë deri në fund të muajit dhjetor të këtij vit
Zejnulla VESELI
Shkup, 20 prill – Qytetarë të shumtë të kryeqytetit me orë apo ditë të tëra presin para barakës numër 16 të qytetit të Shkupit. Një numër i madh i qytetarëve gati tre ditë vijnë për të mësuar se për çfarë qëllimi kanë marrë vendime për tatimin vjetor me çmim dy herë më të lartë për pronën ( shtëpi, banesë apo lokal afaristë) krahasuar me vitet e mëparshme që rregullisht i kanë paguar për çdo vit. Një pjesë e këtyre të qytetarëve që prisnin radhë para komunës së Qytetit të Shkupit të revoltuar deklarojnë për gazetën KOHA se edhe pse po presin me orë apo ditë të tëra në radhë, ende nuk kanë përfunduar punë dhe se për të marrë informacion të saktë se pse duhet të paguajnë tatimin vjetor të pronës dy herë më të larta se tatimin vjetor të viti të kaluar.
Njëri nga qytetarët që priste në radhë me ironi thotë se i duhet ta merr pushimin vjetor që të mund të kryejë punë.
“Për banesën në të cilën jetojë vite me radhë, vendimi për pagesën e tatimit vjetor të pronës me ka ardhur në vlerë prej 3700 denarë, kurse vite me radhë kam paguar vetëm 1700 denarë në vit. Kjo nuk është edhe diferencë e vogël. Por si duket më kot pres për të më informuar se pse është kaq dallim i madh në pagesë. Të gjithë këta njerëz që qëndrojnë para meje nuk presin kot sepse askush nuk donë të paguaj më shumë se sa e kanë për obligim”, thotë i revoltuar një qytetar i cili me ditë të tëra priste në radhë që ta informojnë saktë se pse duhet të paguaj më shumë se sa herët e tjera.
Problem që shumë vështirë se mund të zgjidhet sipas një qytetari tjetër është se sipas nenit 52 të ligjit për tatimin të pronës parasheh se vlera duhet pa tjetër të paguhet se pse nuk ka prolongim të pagesës së tatimit pronës, por se kemi të drejtë brenda 30 ditëve të ankohet dhe se do t’ju kthehet pagesa e parave që janë paguar më shumë se sa vlera reale e llogaritur e tatimit të pronës.
” Në sportelet më thanë se së pari ta paguaj tatimin e më pas të shtroj ankesë dhe një pjesë e parave do të më kthehen. Kjo është një procedurë shumë e gjatë. Jo vetëm që më duhet shumë kohë të humbë, por dhe do të humbi edhe më shumë se sa kam paguar për tatimin. E para me duhet ankesa të jetë e përgatitur nga avokati e cila shkon nga 2000 deri në 3000 denarë dhe aspak nuk është e sigurt se mund të më kthehen paratë”, thotë qytetari tjerë. Të punësuarit e administratës në Barakën nr. 16 as që dëshirojnë të japin informata se pse qytetarët paguajë vlerë dy herë më të lartë të tatimit vjetor të pronës. Për të mësuar më tepër se për çka bëhet fjalë, për gabim të qëllimshëm, siç thonë qytetarët, apo gabim teknik nga administratorët gjatë përllogaritjes së vlerës të tatimit të pronës, nga sektori për komunikim me publik pranë Qytetit të Shkupit arsyetohen se “meqë kemi të bëjmë me numër të madh të vendimeve, është normale që të bëhen gabime”.
“Me fillim të muajit mars fillon procesi i dorëzimit të vendimeve për tatim të pronave dhe lokaleve afariste. Me që kemi të bëjmë me numër të madh të vendimeve është normale që të bëhen gabime. Në këtë drejtim i lusim qytetarët të mos nguten me pagesat e vendimeve sepse afat kanë deri në fund të muajit dhjetor të këtij vit. Në ndërkohë kemi vendosur të zgjatim orarin e punës nga ora 7.30 të mëngjesit deri në ora 19.30 të mbrëmjes. Kemi orar të mjaftueshëm dhe periudhë kohore që të përmirësohen të gjitha gabimet në përllogaritje”, thonë nga sektori për komunikim me publikun dhe qytetarët. (koha.mk)