Ditët e punës duhet të përfshijnë edhe një orë pushim ku njerëzit do të shkojnë në shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale, sugjeron një këshilltar i një qyteti në Suedi. Erik Muskok, anëtar i Partisë Socialiste Demokratike, e ka dhënë këtë propozim gjatë një takimi të këshillit në qytetin verior të Overtornea. Ai beson që seksi gjatë ditëve të punës do të përmirësojë mirëqenien dhe do të shtojë numrin e lindjeve në vend. Në një intervistë për gazetën suedeze Atonbladet, Muskok ka thënë se më këtë pushim seksi mund të ‘vriten dy zogj me një gur’. “Lindjet e fëmijëve duhet të inkurajohen”, ka theksuar ai, duke theksuar se ‘seksi gjithashtu është një formë e shkëlqyer e ushtrimeve dhe përmirëson mirëqenien’. Sipas tij kjo ide duhet promovuar nga komuna për të inkurajuar punëtorët që të kujdesën për mirëqenien e tyre