Një zyrtar amerikan i paidentifikuar deklaroi se SHBA-ja i kanë dhënë Ukrainës informacione të fshehta për vendndodhjen e kryqëzorit rus “Moska” para sulmit nga i cili u fundos, gjë që bie ndesh me pretendimet e Pentagonit.
Zyrtari tha se Ukraina kishte vendosur të rrëzonte dhe fundoste anijen më të fuqishme në flotën ruse të Detit të Zi duke përdorur raketat e veta, por shtoi se SHBA-ja i ka dhënë Kievit “informacione inteligjence”, duke përfshirë vendndodhjet e anijeve ruse që sulmonin Ukrainën jashtë bregdeti.
Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Pentagonit, Xhon KirbI deklaroi se SHBA-ja “nuk i ka dhënë Ukrainës informacion specifik në lidhje me rrëzimin e kryqëzorit “Moskë”, megjithëse pranoi se Uashingtoni ndante rregullisht informacion të inteligjencës me Ukrainën.