Gabriel Martinelli po kalon momente të mira në sezonin e tij debutues në Evropë edhe pse skuadra nuk është në formë. Braziliani i ri ka shënuar 10 gola në 21 paraqitje me Gunnersin, të fundit e shënoi në barazimin 2-2 të Arsenalit kundër Chelseat.
Përveç golit ai bëri paraqitje shumë të mirë edhe pse skuadra e tyre ishte me 10 lojtar. 18-vjeçari ka marrë vëmendje nga skuadra e Real Madridit.
Sipas “Daily Mail”-it, Los Blancoset janë të interesuar për të nënshkruar me talentin e ri që vlerësohet rreth 50 milionë euro. Arsenali duket se nuk është i interesuar ta shesë dhe do të ofrojë trefishim të pagës për ta shuar interesimin e Realit.
Martinelli, aktualisht merr 10.000 funte në javë dhe është në kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024.a