Një vit e gjysmë burgim për ish-shefin e DSK-së Goran Grujevski

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot i ka shqiptuar një vit e gjysmë burg ish-shefit të DSK-së, Goran Grujevski, i cili ndodhet në arrati në Greqi, në procedurën e përsëritur për rastin “Fortesa 2”.

Lënda “Fortesa 2” ka të bëjë me asgjësimin e dokumenteve lidhur me përgjimin.

Dënimi i shqiptuar është i njëjtë sikurse aktgjykimi i parë të cilin ia shqiptoi gjykata e shkallës së parë, ndërsa Gjykata e Apelit në Shkup e ktheu në gjykim të sërishëm, pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore për gjykim në mungesë.