Shkup, 27 shkurt- Ish drejtori i Klinikës për Neurokirurgji në Qendrën klinike universitare “Nënë Tereza”, Aleksandar Çaparovski sot në seancën e parë gjyqësore e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht prej një viti, i cili nuk do të përmbarohet nëse në dy vitet e ardhshme nuk bën vepër të re penale.
Çaparovski në maj të vitit të kaluar ishte paraqitur për marrje të ryshfetit. Gjatë bastisjes së kryer në zyrën e tij të punës dhe në shtëpinë e tij ishin gjetur shumë e madhe e parave dhe devizave.
Pas kësaj, Çaparovski ishte arrestuar dhe kaloi 13 ditë në paraburgim. Pastaj gjykatësi i procedurës paraprake ia hoqi masën e paraburgimit dhe ai ishte lëshuar me kusht që të mbrohet në liri.