Paris, 16 janar – Ish dora e djathtë e Nikolla Sarkozit, Klod Gean, është dënuar me një vit burg në rastin me keqpërdorim e mjeteve publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi u hodh poshtë ankesa tij nga Gjykata Supreme, njofton korrespondenti i MIA-s.
Në aktvendim Gjykata Supreme e konfirmon dënimin me dy vjet burg, nga të cilët njëri është dënim me kusht i shqiptuar me 23 janar të vitit 2017 nga ana e Gjykatës së Apelit në Paris kundër një ish nëpunësi të lartë shtetëror.
Në këtë rast të keqpërdorimit të mjeteve publike, ish ministri i Punëve të Brendshme u dënua me 75.000 euro dënim me para dhe ndalesë për ushtrimin e çfarëdo funksioni publik në periudhë prej pesë vjetëve.
Gean, është dënuar, sepse derisa ishte ministër, ka marrë para të gatshme në zarf dedikuar për shpenzimet për hetimin e policëve. Sipas akuzës, mes viteve 2002 dhe 2004, derisa ai ka qenë drejtor i kabinetit të Nikolla Srakozit, kur Sarkozi ishte ministër i Punëve të Brendshme, Gena ka marrë në muaj nga 5.000 euro para të gatshme, krahas pagës së tij të rregullt prej 8.000 euro dhe kompensimet prej 2.200 euro.
Gjykata Supreme, gjithashtu, i hodhi poshtë ankesat e ish drejtorit të policisë kombëtare Mishel Godin dhe të Daniel Kanepas ish bashkëpunëtorë, në kabinetin e Klod Gean kur ishte ministër i Punëve të Brendshme.