Moskë, 13 korrik – Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë kur aeroplani Antonov An-2 u rrëzua në rajonin Nizhni Novgorod.
Sipas Ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme, fatkeqësia ka ndodhur në orën 4:10 minuta sipas kohës lokale, ndërsa në momentin e fatkeqësisë në aeroplan ishin dy persona.
Sipas të dhënave parësore të hetimit, fatkeqësia me siguri ka ndodhur kur aeroplani ka goditur në largpërçuesin dhe është ndezur.
Një person vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar në spital me djegie që kanë përfshirë 50 për qind të trupit të tij.