Shkup, 18 prill – Një person e ka humbur jetën, një ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër kanë marrë lëndime më të lehta në 11 aksidente trafiku të regjistruar në rajonin e SPB Shkup.
Policia e trafikut ka shkyçur nga komunikacioni dy shoferë, nga të cilët dy nën ndikim të alkoolit.
Nga komunikacioni janë shkyçur edhe 41 automjete të paregjistruara, 73 automobila kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 68 automjete.