Shkup, 11 gusht – Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për një pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1885 mostrave. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 161 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,083 persona. Prej tyre, 8248 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,306.