“Maniaku” i Rolls-Royceve, ndryshe koleksionisti i veturave me ngjyrat më të veçanta në botë, Michael Fux vjen me një tjetër ngjyrë unike. Kompania Rolls-Royce vazhdon të prodhojë modele të reja, ndërsa modeli Dawn është dizajnuar sipas kërkesës speciale të sipërmarrësit dhe filantropit milioner, Michael Fux, themeluesi i kompanisë Sleep Innovation. Eksterieri i këtij modeli është me ngjyrë nga një lule që gjendet vetëm në plazhet Pebble të Kalifornisë. Kompanisë iu deshtë më shumë se 7 muaj për të mbaruar këtë veturë me ngjyrën e saj të veçantë e cila tanimë quhet “Dawn in Fuxia” dhe është dedikuar vetëm për milionerin Michael Fux. Ai vazhdimisht kërkon ngjyra të veçanta, sa që kompania Rolls ka përpiluar një katalog të veçantë ku bëjnë pjese vetëm ngjyrat e Fux-it. Sipas Rolls-Royce këto ngjyra tani më janë te rezervuara vetëm për të:
– Fux Blue
– Farge perla (E gjelbër intensive)
– Gjelbro-jeshili Fux
– Vjollcë të thellë Fux
– Sheqeri i kuq të Fuxit
– Jeshili Fux
– Fushja e Fuxit