Një veturë ka marrë flakë sonte në bulevardin “Koço Racin” në afërsi të SHF “Dimitar Milladinov” dhe ndërtesës së Kryqit të Kuq në qendër të Shkupit.
Nga Brigada Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit për MIA-n informuan se një ekip i tyre prej pesë zjarrfikësve dhe një automjeti zjarrfikës ka intervenuar rreth orës 19 dhe zjarri ishte shuar.
Është shkaktuar dëm material, ndërsa informacione për të lënduar nuk ka.
Automjeti që sonte mori flakë është në lokacionin e njëjtë ku edhe të dielën kishte marrë flakë një veturë “opel astra”. Edhe atëherë ishte shkaktuar vetëm dëm material, pa të lënduar.