Një vajzë e moshës 20 vjeçare nga Shkupi dje është sulmuar nga qentë endacak në Parkun e Qytetit. Siç informon MPB-ja, dje në orën 11:30, B.N. (20) ka paraqitur se derisa ka lëvizur në Parkun e Qytetit është sulmuar nga 5-6 qen endacak, nga të cilët njëri e ka kafshuar në këmbën e majtë.