Një 24-vjeçare nga Shkupi mbrëmë është hedhur nga dritarja e një ndërtese në Shkup, me ç’rast ka marrë lëndime dhe është në rrezik jete. Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot rreth orës 03:30 në një ndërtesë në Shkup, nga dritarja është hedhur A.K. (24) nga Shkupi.
Ekipi i ndihmës së shpejtë mjekësore ka dalë në vendin e ngjarjes, pas çka A.K. në gjendje të pavetëdijshme është dërguar dhe mbajtur për mjekim në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” – Klinika për Anestezi Reaminacion dhe Mjekim Intensiv (KARMI). Vajza është në rrezik jete, me disa fraktura në trup.