Shkup, 15 gusht – Një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare nga Velesi është lënduar rëndë në Negotinë kur në oborrin e një Institucioni Shëndetësor e goditi vetura “Kia Spotazh”.
Policia kumtoi se dje në orën 9:30 minuta në një oborr të institucionit shëndetësor në rr.”Iko Zarov” në Negotinë, V.N. (48) nga Negotina, gjatë drejtimit të makinës “Kia Sportazh” me targa të Shkupit, kishte goditur vajzën 11 vjeçare nga Velesi.
Nga goditja vajza ka marr lëndime të rënda trupore dhe pas dhënies së ndihmës në Spitalin e përgjithshëm në Kavadarci ishte dërguar në Qendrën Urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” – Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni Policor i Negotinës.