Shpëtimtarët sot nxorën një vajzë pesëvjeçare dhe një djalë nëntëvjeçar nën rrënojat e ndërtesës tetëkatëshe e cila u rrëzua dje në Stamboll.
Vajza Hava Tekgoz është shpëtuar pasi që 18 orë kaloi nën rrënoja.
Gjatë natës së kaluar është shpëtuar edhe një djalë nëntëvjeçar.
Në fatkeqësinë jetën e humbën së paku tre persona, ndërsa 13 të tjerë janë shpëtuar.
Tani për tani nuk dihet edhe sa njerëz janë ngujuar nën rrënojat e ndërtesës e cila ndodhet në lagjen Kartal.
Sipas informatave të fundit, në ndërtesë ka pasur 14 banesa në të cilat kanë jetuar 43 persona.
Shkaku për rrëzimin është lëndë e hetimit, ndërsa autoritetet cekin se tre katet e fundit ishin ndërtuar ilegalisht.(koha.mk)