Shkup, 10 korrik – Një shtatëmbëdhjetë vjeçare nga Gostivari ka shkaktuar zjarr në Institucionin ndëshkues-përmirësues “Burgu Shkup” pasi që nuk i është lejuar të hyjë për vizitë brenda burgut. Ajo dje rreth orës 18:30 ka filluar debat me të punësuarit në burg me ç’rast me një lëndë të lëngshme djegëse e ka spërkatur brendinë e rrethojës së burgut dhe ka shkaktuar zjarr. Nga zjarri është dëmtuar një dritare e pikës për paraqitje në burg. Vajza është shoqëruar në stacionin policor Çair dhe pas bisedës së bërë është liruar.