Uashington, 7 korrik – Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi se një pjesëtar 20-vjeçar i ushtrisë amerikane, i cili shërbeu në misionin paqeruajtës në Kosovë, e ka humbur jetën.
Sipas njoftimit, ushtari nga Villamina në shtetin federal Oregon, e ka humbur jetën më 4 korrik në kampin në Novosellë, në incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur.
Departamenti i Mbrojtjes kumtoi se incidenti është duke u hetuar, por nuk publikoi më shumë hollësi rreth vdekjes së pjesëtarit të Gardës Kombëtare të Oregonit, njësia e të cilit u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti.
Aktualisht, më pak se 4.000 trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në Kosovë, në një mision të drejtuar nga NATO.