Hagë, 18 mars – I dyshuar kryesor për sulmin në Utreht është turku 37 vjeçar Gjukman Tanis, por nuk përjashtohet mundësia se kanë gjuajtur disa persona, kumtoi policia holandeze.
Policia gjithashtu kumtoi se sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për sulm terrorist.
Sulmuesi ende nuk është arrestuar. Pjesëtarët e njësitit antiterrorist rrethuan një ndërtesë nën dyshimin se atje fshihet sulmuesi.
Disa orë pas gjuajtjes në tramvaj, me çka humbi jetë një person, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, në Utreht u dëgjuan të shtëna në më shumë lokacione, si dhe në afërsi të xhamisë.
Për shkak të sulmit në Utreht janë mbyllur tempujt myslimanë, por edhe universitetet dhe shkollat në qytetet tjera holandeze.