Nuk ka asgjë më të keqe se njollat në rrobat e reja. Duke i larë ato shpesh, rrobat humbasin shkëlqimin, gjë që nuk ju bën të ndjeheni rehat kur vishni ato. Për fat të mirë, ekziston një proces i thjeshtë dhe i lirë që largon njollat nga rrobat e juaja dhe i mban ato të freskëta dhe të pastërta. Që t’ia dilni kësaj, duhet që rrobat t’i vendosni në një kovë me ujë të ftohtë dhe të shtoni një gjysmë gotë uthull të bardhë. Ato duhet të qëndrojnë ashtu gjatë tërë natës, ndërsa në mëngjes i pastroni. Uthulla e bardhë luan funksionin e njëjtë të një zbutësi dhe është zgjidhja më e mirë që të largoni edhe njollat e djersës. Nëse shtoni në gjysmë gote uthull të bardhë në lavatriçe, ju mund të përmirësoni edhe efektin e detergjentit. Gjithashtu, rrobat do të jenë më të buta dhe më të shndritshme.
Një trik i thjeshtë dhe rrobat e juaja do të duken si të reja
Leave a comment