Një traktorist e ka humbur jetën dje pasi me traktorin të cilin e ka drejtuar ka dalë nga rruga në rrugën lokale f.Lipec deri në udhëkryqin me P-1304 në Vinicë, kumtoi sot MPB. M.P. (51) nga f. Lipec, duke e drejtuar traktorin “IMT 533” me targa të Koçanit, ka dalë nga rruga dhe prej lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ekspertizë ka bërë edhe një ekip i policisë nga Vinica, informoi MPB.