Një top i madh akulli bie nga qielli në kopsht, habiten familjarët (FOTO)

Një top i madh akulli ra nga qielli dhe u përplas në kopshtin e një familjeje në Britani, duke lënë një krater të madh dhe të mistershëm në tokë. Familja Helliwell thonë se janë me fat që askush nuk u lëndua ose u vra kur akulli ra në tokë me një krismë të madhe dhe dridhi shtëpinë e tyre. Impakti la një krater 1.4m me 1.2m të madh, në mes të kopshtit të tyre me copa akulli të shpërndara nëpër bari. Nuk ka ende ndonjë shpjegim të qartë por mendohet se akulli ra nga një avion që kaloi mijëra metra lartë.