Kanë mbetur vetëm gjashtë ditë, derisa të mbyllet merkatoja më e çuditshme dhe më e gjatë e transferimeve në historinë e futbollit. Ka ende shumë transferime që nuk janë mbyllur dhe, për këtë arsye, shumë lojtarë që nuk e dinë sot se ku do të luajnë këtë sezon, i cili tashmë ka filluar.
Ekziston një listë e gjatë e lojtarëve, që i mbyllën kontratat me klubet e tyre në qershor. Ne mund të formojmë një formacion falas, të përbërë nga lojtarë të njohur, por me kosto zero. Midis tyre spikasin emrat e Cavani, Callejón, Sturridge dhe Garay. Në foto-grafikun e këtij shkrimi mund të zbuloni të gjithë emrat.