Një tjetër shqiptar në rekordet Guinness (FOTO/VIDEO)

Alkent Pozhegu nga Gjakova është nga të paktët shqiptarë që ka guxuar të thyejë rekordin Guinness. 41-vjeçari ka realizuar krijimin e mozaikut me drithëra me përmasat më të mëdha botërore dhe ia ka dalë mbanë, duke realizuar mozaikun 300 m2. Ai ka krijuar portretin e këngëtares me famë botërore Rita Ora. Realizimi i këtij portreti ka zgjatur rreth 11 orë. Pozhegu ka tentuar edhe më parë të thyej rekordin Guinness me krijimin e skulpturave me fruta. Ky është rekordi i dytë që ka marrë shqiptari, pasi është vlerësuar edhe më parë.

https://youtu.be/bv9jWqxX27M