Bukuresht, 15 tetor – Presidenti rumun Klaus Johanis sot e ka nominuar kryetarin e Partisë Kombëtare Liberale (PKL) Ludiovik Orban, kryeministër.
Sipas kushtetutës, në një afat prej 10 ditësh nga nominimi, i nominuari duhet që të përgatisë një listë të anëtarëve të kabinetit Parlament.
“Shpresoj se të gjithë faktorët politikë do të kuptojnë se ne jemi në krizë politike dhe se sa vjen e më shpejt duhet që të arrijmë një vendim të kënaqshëm”, theksoi Johanis.
Të enjten e kaluar u votua mocion i mosbesimit të qeverisë së majtë të Partisë Socialdemokrate, e kryesuar nga kryeministrja Viorika Dançila.