Emre Can do të largohet nga Juventus. Aventura e mesfushorit në Juventus do të përfundojë. Gjermani do të largohet nga Torino në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, raporton Romeo Agresti nga Goal Italia.
Can është duke luajtur gjithnjë e më pak në formacionin e trajnerit Maurizio Sarri. Ai tashmë ka filluar kontaktet me klubin e Borussia Dortmund në Bundesligë.
Juventus nuk do ta kundërshtojë largimin e tij dhe është në pritje të ofertës së parë nga Dortmund për të finalizuar largimin e ish mesfushorit të Liverpoolit.