Shkup, 25 dhjetor – Për të dy personat të punësuar në Drejtorinë Doganore që janë takuar me ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin në Budapest është hapur hetim, ndërsa Kontrolli i Brendshëm do të përcaktojë nëse ka pasur keqpërdorim apo nuk ka pasur, konfirmoi sot drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasovski dhe theksoi se procedura ende është në vazhdim.
Ai theksoi se edhe personi i dytë është njohur nga fotografia në të cilën është incizuar punonjësi i parë doganor si drekon në një restorant në Budapest me ish-kryeministrin dhe shtoi se punon në Sektorin për Kontroll dhe Hetime. Për të, siç tha, paraprakisht udhëhiqet procedurë gjyqësore për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“E drejta e udhëtimit është e drejtë personale e gjithkujt dhe është garantuar me Kushtetutë. Si drejtor i Drejtorisë Doganore nuk kam as bazë, as, megjithatë, mund dike ta kontrolloj dhe t’ia ndaloj të udhëtojë në kohën e tij të lirë apo kur është në pushim apo në pushim mjekësor. Mundemi vetëm ta kërkojmë nga institucionet e tjera të cilat i inspektojnë kushtet që të japin përgjigje, ashtu siç edhe bëmë. Kur do të kemi informacione do t’i publikojmë në opinion”, tha Tanasoski në takimin e sotëm me gazetarët.
Ai theksoi se personi i dytë i cili është në fotografi ka marrë dy ditë pushim vjetor dhe ka shfrytëzuar një ditë të lirë.
“Nuk do të doja të zbuloj më shumë detaje. Për personin e dytë ka veprime të caktuara parahetimore edhe për lëndë të tjera”, tha Tanasoski dhe shtoi se të dy të punësuarit të cilët ishin për vizitë të Gruevskit në Budapest tani rregullisht vijnë në punë, ndërsa edhe paraprakisht nuk ka pasur kurrfarë probleme me ta.
Theksoi se në periudhën e kaluar në Drejtorinë Doganore janë bërë punësime të caktuara “konform kushteve dhe kritereve të tjera edhe në Drejtorinë ka sunduar një atmosferë tjetër dhe mënyrë e menaxhimit dhe tipar i të kaluarës ishte që të ndiqet secili ku shkon dhe pse shkon”.