Tetovë, 26 nëntor – Një tetovar ka shtënë me pistoletë disa plumba në ajër me ç’rast për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar dhe nuk është shkaktuar kurrfarë dëmi material, informojnë nga SPB Tetovë.
S.D. (57) rreth orës 10 e 35 minuta i ka shtënë plumbat në afërsi të udhëkryqi i rrugëve “Bllagoja Toska” dhe “Lubo Bozhinovski-Pish”.
Menjëherë pas denoncimit të rastit ai është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Tetovë, ndërsa i është marrë edhe pistoleta nga e cila ka shtënë theksuan nga SPB Tetovë.
Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.