Tetovë, 26 maj – Pas denoncimit të kalimtarëve të rastit, policët kanë dërguar në spital një burrë 43 vjeçar nga Tetova, i cili ishte lënë pa ndjenja dhe me lëndime të dukshme. Mjekët pasi i ofruan ndihmë mjekësore konstatuan se ka lëndime të rënda në kokë pas çka me automjet të spitalit e kanë dërguar në qendrën klinike në Shkup, njofton Koha.mk
I lënduari A.A. pasi ndihmës së marrë mjekësore në spitalin e Tetovës, ka ardhur në vetëdije dhe është kontaktibil, pas çka ka deklaruar se fizikisht është sulmuar nga disa persona të panjohur dhe është goditur me mjet të fortë në kokë. Merren masa për zbardhjen e rastit, ka thënë zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. (koha.mk)