Një tetovar 20 vjeçar dje është sulmuar dhe lënduar me thikë prej dy bashkëqytetarëve të mitur. Siç njoftoi MPB-ja, dje në orën 22:45 në SPB Tetovë, I.XH ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 20, pas një debati të shkurtër, fizikisht është sulmuar prej dy të miturve 14-të vjeçar. Të njëjtët me thikë i kanë shkaktuar lëndime të dukshme në pjesën anës së djathtë të kokës dhe dorën e majtë. I. XH i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin klinik në Tetovë. Në SPB Tetovë janë thirrur prindërit e fëmijëve dhe ndërmerren masa për zbardhje të tërësishme të rastit.