Tiranë, 22 korrik – Policia shqiptare në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike në Tiranë ka filluar hetim për gjetjen dhe arrestimin e shtetasit të Maqedonisë B.M. banor i Tetovës.
Tetovari 34 vjeçar dyshohet se pa dijen e ish bashkëshortes së tij me vete e ka marrë djalin e tij 10 vjeçar I.M.
Sipas mediave shqiptare “rrëmbimin” e djalit në polici e ka paraqitur nëna L.M.(32) dhe ish bashkëshorte e tetovarit, e cila pas ndarjes me djalin jeton në Tiranë.
Ajo pohoi se B.M. ka ardhur për vizitë të zakonshme që ta sheh djalin e tij , pas së cilës e ka marrë dhe ka ikur për në Maqedoni pa dijen e saj.