Shkup, 16 gusht – Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë tërësisht i spastroi dhe dokumentoi 18 grabitje të rënda 8 grabitje dhe një përpjekje për grabitje të rëndë, për kryerjen e të cilave dyshohet tetovari 38 vjeçar J.C. kundër të cilit janë përgatitur dhe do të dorëzohen padi penale.
MPB sot kumtoi se J.C. dyshohet se në qershor, korrik dhe gusht të këtij viti në Tetovë me dhunë ka hyrë në automjete, dyqane, objekte afariste dhe të tjera, nga të cilat më së shpeshti ka marrë mjete në para, pajisje muzikore, kompjutorë dhe gjëra tjera, duke fituar interes pronësor kundërligjor i cili vlerësohet rreth 525 mijë denarë.
Numri më i madh i gjërave të marrura është gjetur dhe tashmë u janë kthyer pronarëve të tyre, përkatësisht të dëmtuarve.