Kopenhagë, 8 nëntor – Terroristi danez Basil Hasan është përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit rus për udhëtim “Erbas A321” mbi Gadishullin e Sinait në Egjipt në tetor të vitit 2015, transmeton gazeta KOHA.
Për përgjegjësinë eventuale të terrorist danez kumtoi një radio lokale, duke iu referuar materialeve dhe hetimeve për një terrorist tjetër lidhur me të dyshuarin.
Mediumi ka ardhur deri në materiale lidhur me hetimin, figura qendrore e të cilit ka qenë australiani Halid Hajat, i cili është i dënuar për shkak planit ta hedh në erë aeroplanin në relacionin Sidnei – Abu Dabi në korrik të vitit 2017.
Hajat, i cili ka lidhje me SHI, ka dëshmuar se sulmin e pasuksesshëm terrorist e ka planifikuar vëllai i tij Tarek dhe Basil Hasan.
“Aeroplani ka shpërthyer mbi Egjipt. Hajat dhe Hasan janë përgjegjës për këtë”, thuhet në kumtesën nga hetimi.
Dokumentet tregojnë se terroristët kanë planifikuar ta shfrytëzojnë metodën e njëjtë në të dy sulmet.
Rrëzimi i aeroplanit në tetor të vitit 2015 është aksidenti më vdekjeprurës në historinë e aviacionit rus dhe sovjetik në të cilin jetën e kanë humbur 224 njerëz, mes të cilëve edhe 25 fëmijë.
Shërbime ruse të inteligjencës thonë se bëhet fjalë për sulm terrorist.(koha.mk)