Tokio, 25 maj – Qyteti japonez Çibu, në prefekturën e njëjtë në të cilën nesër gjatë vizitës duhet të luajë golf presidenti amerikan, sot u godit nga tërmeti i fuqishëm që, sipas të dhënave paraprake, ishte 5.1 ballë, publikoi shërbimi japonez NHK.
Tërmet u ndje edhe në Tokio që është në 60 kilometra nga Çibu.
NHK publikoi se pas tërmetit nuk është publikuar paralajmërimi i cunamit.
Tramp me bashkëshorten Melania duhet më vonë gjatë ditës së sotme të arrijë për një vizitë zyrtare në Japoni, ndërsa për të dielën u caktua një lojë golfi me kryeministrin japonez Shinzo Abe.