Panama, 22 korrik – Një tërmet me intensitet prej 6,9 ballësh sipas Rihterit e goditi dje bregun verior të Panamasë, në afërsi të kufirit me Kostarikën, kumtoi Qendra evropiane sizmologjike mesdhetare (QESM).
Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material as për paralajmërim për rrezik nga cunami.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 321 kilometra në juglindje të kryeqytetin e Kostarikës, San Hose, në thellësi prej dy kilometrash.
Sipas matjeve të Institutit Gjeologjik amerikan, tërmeti ka qenë me intensitet prej 6,8 ballësh sipas Rihterit.
“E kemi ndjerë tërmetin thuajse nëpër të gjithë vendin, por nuk ka dëme në infrastrukturën publike ose persona të lënduar”, deklaroi Aleksandar Solis, shef i Komisionit për raste emergjente të Kostarikës.
“Ekipi ynë vazhdon t’i ndjekë rajonet e goditura nga tërmeti. Deri më tani nuk janë paraqitur dëme”, shkroi shefi i mbrojtjes civile panameze në Tuiter.
Pas dridhjes së parë pasoi edhe një tërmet i fuqishëm me fuqi prej 6,3 ballësh kumtoi QESM.