Seul, 7 shtator – Të paktën një person e humbi jetën, ndërsa dy janë lënduar kur tajfuni i fuqishëm “Lingling” e goditi sot Korenë Jugore, kumtuan persona zyrtar, Tajfuni ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në 57.000 amvisëri para se të kthehet drejtë Koresë Veriore.
“Lingling” mbrëmë e qëlloi ishullin Çexhu dhe qytetet bregdetare jugore, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe duke dëmtuar ndërtesat derisa lëvizte nga veriu, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Sigurisë të Koresë Jugore. Për shkak tajfunit janë anuluar 124 fluturime.
Mediat lokale informojnë se presin që stuhia të kalojë pranë Seulit, kryeqytet i Koresë Jugore dhe se rreth orës 18 sipas kohës lokale do të arrijë në Korenë Veriore. Sipas hartës për ndjekjen e stuhive, pritet që tajfuni ta godas kryeqytetin koreanoverior Phenian.