Manila, 26 tetor – Tajfuni i fortë Molavi i goditi Filipinet dhe detyroi mijëra fshatarë të evakuohen në zona të sigurta në provincat në jug të kryeqytetit Manila.
Stuhia shkaktoi përmbytje në zonat rurale dhe shkëputi çati nga shtëpitë, por deri më tani nuk ka informacione për viktima të mundshme, megjithëse autoritetet thonë se një person rezulton i zhdukur, ndërsa autoritetet kanë arritur të shpëtojnë shtatë persona pasi jahti i tyre u përmbys në ujërat pranë krahinës Batanga.
Goditjes e erës janë me shpejtësi prej 127 deri 180 kilometra në orë dhe deri më tani më shumë se 25,000 fshatarë janë evakuuar nga zonat e prekura, theksohet në raportin e Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Filipineve.
Më shumë se 1,800 kamionë dhe një numër i madh udhëtarësh janë bllokuar në portet Filipine pasi autoritetet kanë ndaluar anijet të lundrojnë gjatë stuhisë.