Faton Shoshi është një ndër emrat më të suksesshëm të biznesit tek shqiptarët por edhe më gjerë pasiqë gjatë gjithë këtyre viteve sukseset e tij numërohen si të shumta.
Ai, sot përmes një postimi në rrjetet sociale i ka festuar ditëlindjen njeriut më të shtrenjtë të jetës, babait.
Një surprizë e jashtëzakonshme për babain që e ka befasuar ka qenë dhurata më e madhe për të sot me rastin e ditëlindjes, një veturë luksoze të tipit Bentley.
“Urime ditëlindjen, kjo është dhurata më e vogël që mund të bëj”, shkruan Shoshi sipër videove që ka postuar bashkë me babain teksa i tregon surprizën.
Ndryshe, Shoshi vazhdon të përflitet në media për suksesin e tij në shumë fusha përfshirë bizneset e tij si në media, menaxhim të artistëve etj.