Aeroplani i “Malejzia erlajns” u zhduk në mars të vitit 2014. Për të u zbatuan disa kërkime të pasuksesshme në pjesën jugore të Oqeanit Indian.
Por përfundimisht do të mund të zbulohej edhe atë falë një hulumtimi të një studentit të Universitetit Stanford.
“Fluturimi MH370, i cili në mënyrë misterioze u zhduk para pesë viteve, mund të jetë rrëzuar në afërsi të bregut lindor të Vietnamit”, deklaroi Jao Ming, student i cili merret me inxhinieri satelitore.
Sipas interpretimit të tij, zbulimi i lokacionit qëndron në koordinatat e kontrollit ajror, të cilat organet hetimore i hodhën poshtë, ndërsa të cilat i mblodhi nga hetuesit e fluturimit të zhdukur.
“Duke përdorur matematikën e thjeshtë, kam arritur ta lidh largësinë e koordinatave me ato të Daniel Bajer, ndërsa më pas edhe kornizën ligjore, të cilën e dha kontrolli ajror”, sqaroi ai.
Jao Ming me atë arriti ta zbulojë shpejtësinë e aeroplanit në minutat e fundit të fluturimit dhe gjurmët e fundit të fluturimit para se të rrëzohet.
“Sipas përllogaritjeve të mia, aeroplani ka fluturuar me shpejtësi prej 400 kilometra në orë në kornizën kohore prej 33 minutash, që do të ishte e barabartë me shpejtësinë e tokës prej rreth 750 kilometra në orë në të njëjtën kornizë kohore dhe largësinë e njëjtë prej koordinatave”, theksoi ai.
Kërkimi zyrtar për këtë aeroplan përfundoi në maj të vitit të kaluar por pa rezultate.(koha.mk)