Ai është një nga berberët më të njohur në Zvicër e falë punës e kurseve të ndryshme që ka ndjekur nëpër botë, Vedat Sulejmani ka vendosur që të fillojë të praktikojë atë edhe në Maqedoni duke hapur biznes në Shkup, e për këtë ai flet në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA
KOHA: Sa kohë u bënë që merresh me këtë profesion?
Tashmë 16 vite që kam filluar me këtë profesion.
KOHA: Na trego më shumë cilat kurse i ke ndjekur?
Për të filluar kam kryer zanatin për frizer dhe berber për femra e meshkuj tek berberi më i mirë në Zvicër, aty kam kryer zanatin me nota të shkëlqyeshme. Pastaj bëra kurse për frizura të ndryshme në shumë edicione rreth Zvicrës, pas kësaj u specializova për ngjyra për flokë në Amsterdam, Bruksel, Paris etj për marka amerikane, ku shumë emra të njohur të muzikës përdorin ato si Rihanna, Rira Ora, Dua Lipa… Më pas kam përcjellë edhe kurse të ndryshme nëpër botë si në Londër ku edhe kam marrë çmimin më të madh në Lozanë si Berberi më i mirë International për vitin 2018 për flokë dhe mjekër.
KOHA: Ke dashur të sjellësh një trend të ri edhe në Maqedoni? Sa mendon se këtu do kesh sukses në këtë drejtim?
E vërtetë, tash që kam shumë përvojë në Zvicër aty praktikoj shumë trende, dëshira ime është që në secilin shtet të botës të kem nga një sallon ashtu siç e kam hapur edhe në Shkup, suksesi do të varet gjithë nga puna që do sjellë dhe respekti ndaj klientëve dhe nuk do ndalem duke bërë trende nga më të rejat.
KOHA: Po në Zvicër, vazhdon të ushtrosh këtë profesion apo e ke lënë në pauzë?
Në Zvicër vazhdon puna aty ku ka edhe berberë të formuar dhe vazhdojnë të respektojnë punën time.
KOHA: Sa e sheh se qytetarët këtu e pranojnë këtë lloj pune që është paksa më moderne?
Nga qytetarët kam komente pozitive deri më sot, sepse e shoh që duan trende të reja në mjekër dhe flokë.
KOHA: Je dëshpëruar ndonjëherë nga puna që ke bërë? Sikur mos e kishe punuar këtë profesion, ku do e shihnim Vedatin?
Jam i dëshpëruar që nuk kisha hapur lokal shumë më herët se tash, e nëse nuk do isha në këtë punë sigurisht që do isha në ndonjë profesion artistik. (B.R)